image E konfirmon policia: I dyshuar për tentim vrasjen e djeshme në Podujevë është Arlind Tullari

Siguri

E konfirmon policia: I dyshuar për tentim vrasjen e djeshme në Podujevë është Arlind Tullari

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se i dyshuari për tentim vrasjen që ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 14:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, në fshatin Lluzhan të Podujevës, është 22-vjeçari Arlind Tullari.

Se 22-vjeçari është i dyshuari kryesor për këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili po ashtu konfirmoi raportimin e gazetës se policia ka bastisur shtëpinë e tij.

“Veprimet e shpejta hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit A. T, 22 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe menjëherë pas kësaj policia ka organizuar një operacion bastisjeje në adresën e tij”, tha ai.

Borovci njoftoi se në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një revole të tipit “Zoraki” e kalibrit 7.65 mm, si dhe dy copë fishekë.

Arlind Tullari, sipas policisë, ndodhet ende në arrati dhe ndaj tij është iniciuar hetim për “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautroizuar të armëve”./Gazeta Sinjali/