Tashmë nuk ka më dyshime që Casemiro do të largohet nga Real Madridi.
Mesfushori brazilian do t’i bashkohet skuadrës angleze Manchester United.
Casemiro tashmë ua ka komunikuar bashkëlojtarëve të Real Madridit se ai ka pranuar ofertën e Man United – tashmë duke u thënë lamtumirë të gjithëve.
Sipas Fabrizio Romanos, Casemiro dhe kampi i tij janë duke pritur që klubet të përfundojnë marrëveshjen dhe më pas ai do të udhëtojë në Angli. Nuk ka shanse që të arrijë ndeshjen me Liverpool.
Tekniku i Real Madridit, gjithashtu ka konfirmuar këtë lëvizje: “Kam folur me Casemiron. Ai dëshiron të provojë një sfidë të re. Ne e kuptojmë vendimin e tij”.
“Negociatat janë duke vazhduar, por ai ka vendosur të largohet nga Real Madrid”, ka deklaruar Ancelotti.