image "E kishim shtyllë të shtëpisë"/ Kryetari i Vitisë humb nënën

Sociale

“E kishim shtyllë të shtëpisë”/ Kryetari i Vitisë humb nënën

news image

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e tij, Shefkide Haliti, shkruan Gazeta Sinjali.

Haliti bëri të ditur se ajo vdiq mbrëmë, pas një sëmundjeje të gjatë.

“Lamtumirë e shtrenjta NËNË! Me zemër të thyer ju njoftoj se, pas një sëmundje të gjatë, mbrëmë shkoi në amshim nëna jonë, Shefkide Haliti. Ikja e saj na pikëlloi së tepërmi, sepse e kishim shtyllë të shtëpisë. Ajo na rriti e na mësoi si të jetojmë me nder e integritet. Kujdesi, dashuria, këshillat dhe fjalët e saj magjike do të na ndriçojnë rrugën ndër breza”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

I pari i Vitisë njoftoi se ceremonia e varrimit të nënës së tij të ndjerë do të bëhet vetëm nga familjarët, për shkak të masave mbrojtëse nga pandemia.

“Po ashtu, pritje nuk do të ketë, prandaj jemi të detyruar që ngushëllimet t’i pranojmë vetëm nga distanca”, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/