image E kafshoi në shpinë dhe e goditi në qafë gruan e tij, gjykata merr vendim për prizrenasin

Drejtësi

E kafshoi në shpinë dhe e goditi në qafë gruan e tij, gjykata merr vendim për prizrenasin

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj A.G. i cili dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij.

Sipas Gjykatës “Me datë 26 gusht, në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e përbashkët familjare i pandehuri A.G., i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, për shkak të një mosmarrëveshje të vazhdueshme, duke e sulmuar fizikisht me duar duke e goditur në qafë dhe kafshuar në shpinë”.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri veprën penale dyshohet se e ka kryer në shtëpinë e përbashkët familjare edhe në prani të fëmijëve, si dhe duke marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, dhe faktin që viktimat e dhunës në familje mbrohen edhe me Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, andaj caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/