Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin se në bashkëpunim me policinë, pas veprimeve të ndërmarra hetimore dhe punës intensive në terren, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin F.J., lidhur me rastin e dhunimit të të miturit tek “Ura e Gurit” në Prizren, të raportuar nga dëshmitarët dhe mediat.
Sipas njoftimit për media, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale dhunimi sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Për të njëjtin, pritet që të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.