image E jashtëzakonshme: Rruga në Bagdad vlon për shkak të temperaturave të larta

Botë

E jashtëzakonshme: Rruga në Bagdad vlon për shkak të temperaturave të larta

news image

Temperaturat e larta në Bagdad të Irakut mund të kuptohen më së miri përmes një videoje të publikuar nga një medium atje.

Në një video të publikuar së fundmi shihet një rrugë që vlon për shkak të temperaturave të larta, transmeton Gazeta Sinjali.

“Rruga që vlon në Bagdad për shkak të temperaturave të larta”, është titulli i një mediumi në Irak që përshkruan videon e jashtëzakonshme.

https://www.facebook.com/sharqiyatv/videos/601075447513071/?t=5

Prej ditësh, dhjetëra qytete në Lindjen e Mesme janë duke u përballur me një valë të nxehti duke arritur në temperatura rekord prej 50 gradë Celcius.

Kryeqyteti i Irakut, Bagdadi, është vendi më i prekur nga i nxehti. Qyteti regjistroi temperaturat më të larta në rajon për këtë javë, kur termometri të martën shënoi 51.7°C. /Gazeta Sinjali