Ballkani shkruajti një tjetër histori të enjten mbrëma, kësaj here duke arritur fitoren e parë në grupe të Ligës së Konferencës.
‘Portokallinjtë’ mposhtën skuadrën e Sivassporit në udhëtim, në një ndeshje ku u realizuan plot 7 gola, për të fituar skuadra kosovare me rezultat 4-3 në çastet e fundit.
Armend Thaqi, Arbër Potoku, Meriton Korenica e Ermal Kransiqi ishin realizatorët e kësaj fitore historike.
Fitoraj e sotme do të nënkuptojë se Ballkani do të qëndrojë lider i grupit G me 4 pikë, aq sa kanë edhe tri skuadrat e tjera.
Megjithatë, falë numrit më të lartë të golave të shënuara (7), Ballkani do të qëndrojë lider i tabelës së paku deri në javën tjetër.
Ndeshjen e ardhshme Ballkani do ta zhvillojë përsëri ndaj Sivassporit, tani në “Fadil Vokrri”, të enjten e ardhshme.