Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Gjakovë, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur, raporton Gazeta Sinjali.
I arrestuari dyshohet se të shtunës, rreth orës 01:00 pas mesnate, e ka incizuar të miturën dhe këtë incizim e ka publikuar në rrjete sociale.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me urdhër të prokurorit, policia njofton se ai është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/