image “E hajnë plumbin e ju vjen fundi...”, qytetari kërcënon policët që kontrollojnë të vetizoluarit

Siguri

“E hajnë plumbin e ju vjen fundi…”, qytetari kërcënon policët që kontrollojnë të vetizoluarit

news image

Një person në Prizren ka kërcënuar Policinë në rrjetin social Facebook, në një postim ku thuhej se Policia në këtë rajon, po kontrollon personat e vetizoluar, pas infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali, i njëjti më 3 shtator kishte komentuar në një postim duke shkruar “aaa let hin diku ku s’duhet e te hajn plumin naj kun tani marin vesh ka mju ardh funi mdoket edhe policise qe kan qu kry shume….”.

Por ky koment i kushtoi qytetarit në Prizren. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se pasi është identifikuar i dyshuari, i njëjti është shoqëruar në Stacion Policor dhe në konsultim me prokurorin ndaj tij është iniciuar rast, si i dyshuar për veprën penale “kanosje”.

Po ashtu me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar në ndalim për 48 orë.

/GazetaSinjali/