image E goditi veten në kokë me kondakt të armës, dërgohet në QKUK

Siguri

E goditi veten në kokë me kondakt të armës, dërgohet në QKUK

news image

Një person në Prishtinë është shoqëruar në stacion policor për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, raporton Gazeta Sinjali.

Nga burimet brenda prokurorisë, Sinjali mëson se ai ka goditur veten në kokë me kondakt të pistoletës së tij, për të cilën dyshohet se nuk posedon leje.

Për shkak të lëndimeve që ia ka shkaktuar vetës, ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Këto burime kanë bërë të ditur se policia ia ka konfiskuar atij pistoletën me dy karikatorë dhe 12 fishekë./Gazeta Sinjali/