image “E goditi tinëzisht me boks të hekurit në Pejë”, gjykata merr vendim për rastin

Kosovë

Drejtësi/ “E goditi tinëzisht me boks të hekurit në Pejë”, gjykata merr vendim për rastin

news image

Një sulm fizik ka ndodhur në orët e vona të ditës së diel në rrugën “Ramiz Sadiku” në Pejë. Një person është goditur me boks të hekurit nga një person tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Sot, Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit G.M për shkak të dyshimit të bazuar se “më datën 20.10.2019, rreth orës 23:00, në Pejë, me dashje i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit K.H, në atë mënyrë që përderisa i dëmtuari ishte duke ecur, nga pas në mënyrë tinëzare i vie i pandehuri i cili e godet me grusht në kokë duke e rrëzuar në tokë dhe ikë nga vendi i ngjarjes”, njofton Gjykata, transmeton Gazeta Sinjali.

Me këto veprime i pandehuri G.M dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, për çka i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

I gjithë ky rast është filmuar nga kamerat e sigurisë që janë siguruar nga Gazeta Sinjali.