Një person është arrestuar dje rreth orës 18:45 në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dëmtim i pasurisë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se i arrestuari dyshohet se ka goditur me shqelma një mjek, gjersa ky i fundit po punonte në ordinancën e tij.
Sipas policisë i dyshuari gjithashtu i ka thyer dhe demoluar edhe pajisjet e orenditë në ordinancën e viktimës,
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Gazeta Sinjali/