Dy persona të cilët e rrahën një vajzë në Pejë janë arrestuar në momentit kur po kryenin rrahjen, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarit, ndërkaq viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë e rajonit të Pejës, i cili tha se dy persona janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim.
“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital”, deklaroi Gashi.
Nga video e dërguar nga sinjalizuesit në adresë të Gazetës Sinjali shihet një grua dhe një djalë duke e rrahur një vajzë të re.
Për disa minuta ata vazhdojnë ta godasin vajzën në tërë trupin me boksa e shqelma.
Ndërkaq, rasti nga prokurori është cilësuar si “Lëndim i lehtë”. /GazetaSinjali/