Ballkani duket se do të thyejë një rekord edhe sa i përket shitjet së biletave për një kohë aq të shkurtër.
Vetëm dy ditë pasi dolën në shitje biletat për ndeshjen kthyese mes Ballkanit dhe Shkupit, raportohet se ato tashmë janë shitur.
Siç mëson Gazeta Sinjali, tashmë të gjitha biletat janë shitur në të dyja lokacionet, Suharekë dhe Prishtinë.
Ballkani synon të shkruajë historinë të enjten, ku me një fitore apo barazim do të arrinte në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, diçka që asnjë klub kosovar nuk ka arritur të bëjë në ndonjë garë evropiane.