Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson koronavirusi i ka ndikuar në përkeqësimin e shikimit të tij.
Johnson në një konferencë tha se pasi është shëruar nga koronavirusi i është dashur që të vendosë syze.
“Zbulova se duhet të vë syze. Unë mendoj që problemi me shikimin mund të jetë për shkak të koronavirusit”, ka thënë Johnson.
Kujtojmë që kryeministri Johnson u infektua disa javë më parë me COVID-19 dhe kaloi disa netë në terapi intensive, por fatmirësisht tashmë gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe prej javësh vijon punën në krye të detyrës. /Gazeta Sinjali/