image E ëma në koma, thirrja e vogëlushit: O mam çohu, kam ardhur për të parë

Shqipëri

E ëma në koma, thirrja e vogëlushit: O mam çohu, kam ardhur për të parë

news image

Alteo është vetëm 6 vjeç. Ka ardhur në spital për të parë mamin. Sapo e sheh, në fytyrën e tij gjen buzëqeshjen. Alteo nis t’i flasë nënës, ndërsa e prek me duar.

“O ma, çohu prej gjumit, shikoje se kam ardhur me të pa”.

Por nëna nuk i kthen përgjigje të birit. Qëndron e shtrirë në shtratin e spitalit, e palëvizur. Në fytyrën e saj nuk gjen shprehi. Kjo nënë nuk mundet të flasë.

“Valbona, Valbona, çohu se ka ardh fëmija me të parë”, thotë i shoqi, Xhaviti.

Valbona sërish nuk reagon. E vërteta e hidhur është se ajo ndodhet në koma. Por Alteo vogël nuk e kupton se çfarë ndodh… si mundet t’ia shpjegosh një fëmije 6 vjeçar se e ëma ndodhet në koma? Alteo vijon ta thërrasë nënën e kur e sheh, të thyhet zemra.

“Mami, çohu shpejt… o mam, çoje prej gjumit se kam ardhur me të pa… mami, çohu! Mami çohu tash”, thotë vogëlushi.

/GazetaSinjali/