image E dogji shtëpinë për 1 euro të humbur, vdesin 5 fëmijë e 2 të rritur

Botë

Botë/ E dogji shtëpinë për 1 euro të humbur, vdesin 5 fëmijë e 2 të rritur

news image

Shtatë veta, mes tyre 5 fëmijë, vdiqën nga një zjarr i tmerrshëm që e ndezi një i dehur për një sherr prej më pak se një euro, të nisur nga fëmijët te këndi i lojëra.

Viktimat u dogjën të gjallë nga zjarri që ishte vendosur qëllimisht në një ndërtesë që ishte ndërtuar pjesërisht me dru, në qytetin Rostov Veliki të Rusisë.

37-vjeçari Aleksandër Komarov e ndezi zjarrin natën, me çakmak, pasi djali i tij i tha se fqinji i kishte vjedhur 70 rubla, që bëjnë rreth 0.9 cent të euros.

Aleksandri i vuri flakën apartamentit të fqinjit, por ata u larguan. Ndërkohë, dy familjet që ishin lart e panë rrugën t’u bllokohej nga flaka dhe u bllokuan brenda, derisa u përpinë nga flakët.

Një grua 23-vjeçare vdiq bashkë me tre fëmijët e saj. Ajo i tha burrit të hidhej e të priste fëmijët nga dritarja. Burri u hodh, por gruaja humbi ndjenjat para se të hidhte fëmjët dhe vdiq bashkë me ta.

Ndërsa fqinja tjetër arriti të shpëtojë, por nuk nxori dot dy vajzat. Një burrë hyri nga jashtë, mes flakëve, dhe i nxori vajzat ende të gjalla, por vdiqën më pas në spital.  Ndërsa një burrë tjetër humbi djalin e vogël.

Shkaktari i zjarrit i tha policisë që kishte qenë i dehur dhe nuk e kishte llogaritur se çfarë po bënte./Gazeta Sinjali/