image E diela pritet të jetë ditë pushimi edhe për bizneset në Prishtinë

Kosovë

Fundjava/ E diela pritet të jetë ditë pushimi edhe për bizneset në Prishtinë

news image

Kuvendi Komunal i Prishtinës sot ka mbajtur mbledhjen e parë, ku janë dakorduar se në mbledhjen e ardhshme, ekzekutivi do të sjell në Kuvend rregulloren e re të punës së bizneseve.

Në bazë të kësaj rregullore, e diela do të jetë pushim për të gjitha bizneset në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar asamblisti i LVV-së, Eman Rrahmani, përmes një postimi në Facebook, ku thotë  se dita e diel do të bëhet pushim për të gjithë.

“E diela të bëhet ditë pushimi për të gjithë! Sot në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal të Prishtinës u dakorduam që ekzekutivi në mbledhjen e ardhshme të sjell në Kuvend rregulloren e re për orare të punës së bizneseve. E diela duhet të jetë ditë pushimi për të gjithë, Kryetari u zotua se deri në mbledhjen e ardhshme do ti përgatisin të gjitha procedurat e nevojshme për përfundimin e kësaj rregullore.”, ka shkruar Rrahmani./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/eman.rrahmani/posts/10158023251767258