image E diela ditë pushimi edhe për bizneset në Klinë

Kosovë

Vendim/ E diela ditë pushimi edhe për bizneset në Klinë

news image

Sot, Kuvendi komunal i Klinës ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2020.

Kryetari i komunës, Zenun Elezaj, ka theksuar se do t’i njoftojë përfaqësuesit e bizneseve për rregulloren e orarit të punës dhe nga 15 marsi Drejtoria e Inspektoratit do fillojë mbikëqyrjen e zbatimit të kësaj rregullore e cila ndalon punën për disa biznese të dielave.

Ndërsa kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, ka njoftuar të pranishmit, se kryetari Elezaj ka iniciuar procedurat për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar për ndërtimin e fabrikës së çimentos në territorin e Komunës së Klinës, e cila do të mbahet me datë 05 mars 2020.

Ndryshe, përveç komunës së Klinës, një vendim të tillë për ditën e dielë e kanë marrë edhe komuna e Skënderajt, Ferizajt dhe ajo e Mitrovicës./GazetaSinjali/