Më 19 gusht, rreth orës 23:40, kanë vdekur dy të rinj në një aksident trafiku mes dy veturave, në fshatin Piranë, në magjistralen Prizren – Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Dy të rinjtë, të lindur në vitin 1998 dhe në vitin 1999, kanë mbetur të vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda nga aksidenti, kurse dhe tre persona të tjerë janë lënduar, ka njoftuar Policia në Prizren.
“Në këtë aksident gjithashtu lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”.
Sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet ka ardhur për shkak të pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, duke e humbur kontrollin e drejtimit në rrugë.
Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë dërgohen në IML për obduksion.