Vogëlushja, Lorena Mezraja nga Kaçaniku ka ndërruar jetë sot pas mesditës, e cila ishte duke u trajtuar në një spital në Turqi.
Lajmin për vdekjen e Lorenës, përmes Facebookut, e ka ndarë babai i saj, Alberti, shkruan Gazeta Sinjali.
“Njoftim. Me dhimbje e pikëllim njoftoj familjaret miqtë shokët e gjithë se para pak minutash ndërroi jetë vajza ime Lorena Mezraja, trupi saj u prehtë ne paqe“, ka shkruar ai.
Babai i saj pesë ditë më parë kishte njoftuar se Lorena ka arritur në një spital në Turqi.