image E dhimbshme/ Vdes një foshnje në Gjilan, arrestohet doktori

Siguri

E dhimbshme/ Vdes një foshnje në Gjilan, arrestohet doktori

news image

Në Spitalin e Gjilanit ka vdekur një foshnje e porsalindur. Për këtë rast, siç mëson Sinjali, është arrestuar një doktor.

Burimet e Sinjalit në Policinë e Kosovës kanë njoftuar se vdekja është regjistruar mbrëmë rreth orës 19:00 në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Sinjali mëson se një grua në Repartin e Gjinekologjisë, ka njoftuar se gjatë lindjes e ka humbur foshnjën.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion derisa doktori është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/