Si pasojë e një aksidentit në trafik, dje ka ndërruar jetë Behar Xhylani nga fshati Baicë e Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij duke njoftuar se varrimi i të ndjerit është bërë sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit.
Behari ka lënë pas gruan dhe tre fëmijët, dy djem dhe një vajzë.
Për këtë rast, ka shkruar edhe një mik i të ndjerit, i cili tha se vdekja e Beharit ishte e hershme dhe e padrejtë.
“Sot rreth orës 14:00, ju dha lamtumira mikut tonë Behar Xhylanit nga Baica e Drenasit! Vdekja jote miku ynë, ishte shum e hershme, dhe e padrejtë, ti sapo kishe krijuar familjen tënde, Nusën, dy djemtë dhe nje vajzë, dhe tani kur ishte koha dhe momenti, qe ti te ishe pranë tyre, dhe te rrugëtoje bashk me ta, ti paprtimas u shkëpute nga jeta, dhe kështu pas vetës i le te vëtëm, Nusen, dhe tre fëmijët”, ka shkruar një mik i të ndjerit.