Numri i viktimave nga COVID-19 po është në rritje javët e fundit, ku në mesin e viktimave nga ky virus po janë edhe ata të moshës së re, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së sotme, ka humbur jetën nga koronavirusi edhe një e re.
Bëhet fjalë për Sijeta Shabani nga fshati Tërrnje e komunës së Suharekës.
E ndjera, ka vdekur në moshën 35 vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e saj. /GazetaSinjali/