Një 2-vjeçar ka vdekur sot pasi është rrëzuar nga shkallët e shtëpisë së tij në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia rajonale në Pejë, si dhe kanë njoftuar se fëmija është dërguar në spital pa shenja jete.
“Po, një fëmijë 2-vjeçar ka vdekur sot si pasojë e rrëzimit në shkallët e shtëpisë. Fëmija është dërguar në spital pa shenja jete. Këo janë informacionet e para. Në konsultim me prokurorin do të ndërmerren veprimet tjera”, thuhet në përgjigjen e policisë për Sinjalin.