Florent Muriqi, 27-vjeçari nga Peja, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pas një sulmi në zemër, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e të riut e ka bërë të ditur daja e tij.
“Ah more Lent, more Lent. Ju njoftojmë se pas një sulmi në zemër, sot në mëngjes, ndërroi jetë nipi i jonë, Florent Muriqi, në moshën 27-vjeçare (Djali i motrës)”, shkroi ai.
Lamtumira e fundit 27-vjeçarit do t’i jepet sot, në orën 17:00, në varrezat e qytetit të Pejës./Gazeta Sinjali/