Ka humbur jetën Drinor Gashi nga Gjilani, pasi po vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai para dy javësh u dërgua për trajtim në një spital në Turqi.
Lajmin për vdekjen tij e ka bërë të ditur Adnan Hyseni, udhëheqës i Fondacionit “Avni Hyseni”.
“DRIN vëlla na fal dhe na e paqe bo edhe hallall se Allahu të deshi më shumë se na edhe pse u munduam e u bëmë bashkë me krejt shqiptarët si një trup po nuk mundëm ashtu siç deshëm e siç edhe e meritove se ti kishe shumë ëndrra e Gjilani dhe Kosova kishte nevojë për ty vëlla”, ka shkruar Hyseni.
Drini ka qenë i vetmi djalë i familjes Gashi. /GazetaSinjali/