Në mbrëmjen e 9 prillit, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, një veturë e kishte goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime të rënda, e i cili sot ndërroi jetë në QKUK.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Avni Govori, 53 vjeç. I ndjeri ka qenë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Siç mëson Sinjali, veturën që e ka shkaktuar aksidentin ka qenë duke e vozitur një grua (emër i njohur për redaksinë) dhe shkaku i aksidentit ka qenë mosrespektimi i përparësisë.