image E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën në aksidentin në Obiliq

Siguri

E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën në aksidentin në Obiliq

news image

Sot ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Palaj të Obiliqit, ku ka humbur jetën një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Personi që ka humbur jetën është Driton Krasniqi nga fshati Zhilivodë e komunës së Vushtrrisë.

Kështu ka njoftuar një e afërme e tij, e cila ka thënë se ende nuk po i besohet se ai ka vdekur

“Kur mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta për ty mu duk që më zuri qielli nuk e besova dhe akoma s’po e besoj, akoma më duket e pabesueshme”, ka shkruar ajo.

Detaje për Sinjalin ka dhënë edhe zëdhënësi i rajonit të Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se katër persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti.

Sipas tij, në lidhje me rastin është nisë një hetim për të kuptuar rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

“Rreth orës 07:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti“, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/