image E dhimbshme: Ky është njëri nga viktimat e aksidentit në Shqipëri

Shqipëri

E dhimbshme: Ky është njëri nga viktimat e aksidentit në Shqipëri

news image

Ky që shihni në foto është 20-vjeçari nga Hasi, Shkumbin Brati i cili humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur pak pas mesnate në aksin Fushë Krujë – Milot.

Të afërmit e viktimës kanë konfirmuar lajmin tragjik duke u shprehur se ai humbi jetën në lule të rinisë.

Nga aksidenti tragjik humbën jetën edhe Almenia Karaj 16-vjeçe, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç.

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Shkumbin Brati., 20 vjeç, dhe Almenia Karaj16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi.

Gjithashtu, është dëmtuar R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. /GazetaSinjali/