image E dhimbshme: Ky është 33-vjeçari që humbi jetën aksidentalisht në Rugovë

Siguri

E dhimbshme: Ky është 33-vjeçari që humbi jetën aksidentalisht në Rugovë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se për vdekjen aksidentale të një të riu në Rugovë. Sinjali mëson se viktima është Egzon Ademi, 33-vjeçar, i cili vdiq pasi rrëshqiti nga një lartësi.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës dhe njoftuan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në kilometrin e shtatë të rrugës Pejë- Rugovë, mbi tunelin e dytë.

Nga Policia kanë bërë me dije në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjenca, Policia dhe Zjarrfikësit, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin ku ndodhi ngjarja.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se shokët e viktimës, të cilët ishin me të në momentin kritik, tashmë janë shoqëruar në stacionin policor në Pejë për t’u intervistuar.

/GazetaSinjali/