image E dhimbshme/ Ky është i riu që humbi jetën në Deçan derisa po prente dru

Siguri

E dhimbshme/ Ky është i riu që humbi jetën në Deçan derisa po prente dru

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një vdekje të një personi që është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan.

Raportohet se viktima ka humbur jetën pasi e zuri druri.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj duke e ngushëlluar familjen për vdekjen tragjike.

Ramosaj ka bërë të ditur se bëhet fjalë për personin e quajtur Ilir Tolaj nga fshati Pobërgjë.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë atyre që e njohën Ilirin!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme