image E dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës së saj dje në Prishtinë

Sociale

E dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës së saj dje në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një rast tragjik që ka ndodhur në rrugën ‘Eduard Lir’ në Prishtinë, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj duke kërcyer nga një ndërtesë.

Sinjali mëson se viktima është Hyrie Mustafa, 58-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë intervistuar një dëshmitar të rastit. Familjari i të ndjerës ka deklaruar se derisa ka qenë në banesën e tij, ka dëgjuar një britmë dhe me të dalë jashtë të shohë së çfarë po ndodhë ka parë viktimën të shtrirë në tokë. Sipas tij, e ndjera tash e një kohë ishte në gjendje të rëndë emocionale.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/