Një punëtor i pastrimit, dje gjatë orarit të punës rrezikoi jetën nga papërgjegjësia e qytetarëve.
Në shportën e mbeturinave dikush kishte hedhur një mjet plasës, që i shkaktojë rrezik për jetë punëtorit.
Ndërsa pronari i shtëpisë që e kishte hedhur në mbeturina atë mjet plasës, e kërcënoi punëtorin se ai paguan për shërbimin.
“Sod ne fshatin Sopih ne orar te punes un si puntor I kompanis EKORIGJION lendohem dhe as kush nuk merr masa dhe pronari shtepis ben kerrcnim une po paguj 4.euro“, ka shkruar punëtori i lënduar.
Ky punëtor poashtu ka bërë thirrje që të ndalohet hudhja e xhamave, vajrave, ngjyrave dhe bocave me plin, pasi këto mbeturina po ua rrezikojnë edhe jetën.