image E dhimbshme: Këmbësori që ndërroi jetë pas aksidentit në Lipjan është një fëmijë 13-vjeçar
[wp-story id="814678"]

Siguri

E dhimbshme: Këmbësori që ndërroi jetë pas aksidentit në Lipjan është një fëmijë 13-vjeçar

news image

Një aksident në trafik që ndodhi natën e 12 nëntorit në kryqëzimin e rrugëve ‘Lidhja e Prizrenit – “Gjergj Fishta” – “Komandant Kumanova” në Lipjan, kishte lënë të lënduar rëndë një fëmijë, i cili ishte dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Pavarësisht intervenimit dhe përkujdesjes së stafit mjekësor, këmbësori që u godit nga vetura nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë mbrëmë ka ndërruar jetë.

Sinjali mëson se viktima është një fëmijë 13-vjeçar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/