image E dhimbshme/ I riu nga Rahoveci ndërron jetë në Gjermani

Diasporë

E dhimbshme/ I riu nga Rahoveci ndërron jetë në Gjermani

news image

Ehad Zeka, 20-vjeçari nga fshati Pataqan i Poshtëm i Rahovecit, ka ndërruar jetë në Gjermani, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili tha se 20-vjeçari ka pasur disa probleme shëndetësore.

“Kur ndahen nga jeta të rinjtë, dhembja është e papërshkrueshme. Na pikëlloi shumë ndarja e hershme nga jeta e djaloshit Ehad Zeka nga fshati Pataqan i Poshtëm i Rahovecit. Ehad edhe pse nuk të kam takur shpesh, sepse ti ke jetuar larg vendlindjes, në Gjermani, por për gjendjen tënde shëndetësore shpesh më ka folur xhaxhai yt, Mema dhe bashkë jemi lutur për shëndetin tënd, që sa më shpejtë ta kaloni këtë sfidë shëndetësore, por ndryshe paska qenë e shkruar! Pusho në paqe engjëll, Ehad”, shkroi Vehapi në Facebook./GazetaSinjali/