Besir Rexhepi nga fshati Mogillë i komunës së Kllokotit është viktima e radhës e koronavirusit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e të riut e ka bërë të ditur vëllai i tij, përmes një postimi në Facebook.
“Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se nga pasojat e virusit COVID-19 ka ndërruar jetë vëllai, Besir Rexhepi… Allahu e shpërbleftë me Xhehnet”, shkroi ai në Facebook.
Besmirit do t’i jepet lamtumira e fundit, nesër, pas namazit të drekës./Gazeta Sinjali/