image E dhimbshme: Humb jetën 27-vjeçari shqiptar në Greqi dhe e dashura greke (emri)

Diasporë

E dhimbshme: Humb jetën 27-vjeçari shqiptar në Greqi dhe e dashura greke (emri)

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku për pasojë ka humbur jetën 27-vjeçari nga Saranda dhe e dashura e tij.

Mësohet se mjeti më të cilin po udhëtonte çifti ka humbur kontrollin, duke u përmbysur. Si pasojë, kanë ndërruar jetë Pandeli Kajo 27-vjeç me origjinë nga Saranda, por banues në Athinë dhe një vajzë 24-vjeçare që udhëtonte me të.

Operacioni për nxjerrjen e trupave ka qenë i vështirë, ku u angazhuan 4 mjete dhe 10 forca zjarrfikëse.

/GazetaSinjali/