image E dhimbshme: Gjendet qeni i ngjitur pas trupit të pajetë të pronarit 6 ditë pas tërmetit

Botë

E dhimbshme: Gjendet qeni i ngjitur pas trupit të pajetë të pronarit 6 ditë pas tërmetit

news image

Nuk janë vetëm njerëzit që janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave të shembura të banesave në Turqi gjatë javës së fundit.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar për të çliruar edhe qen, mace dhe kafshët e tjera nga rrënojat, duke përfshirë një qen që u gjet i ngjitur pas pronarit të tij. Vetëm se fatkeqësisht ky i fundit kishte ndërruar jetë.

“Një nga qentë u ngjit pas kufomës së pronarit të tij dhe ishte patjetër një mrekulli që u shpëtua gjashtë ditë më vonë”, tha Csenay Tekinbas, një përfaqësues i grupit lokal për mirëqenien e kafshëve HAYTAP.
“Shpresoj që të jetojë. Shpresoj që t’i japim një jetë të re.”

Kujtojmë se në terren janë ngritur spitale në katër qytete turke në të cilët u jepet kujdes shëndetësor kafshëve shtëpiake të shpëtuara. Por ata që përpiqen të kujdesen për kafshët janë përballur me vështirësi.

“Nuk ka ushqim, ushqim zogjsh, ushqim për pulat apo ndonjë gjë në ndonjë dyqan kafshësh për momentin. Sepse kudo ose ka biznese të mbyllura, ose të shembura”, tha Tekinbas./A2CNN/

/GazetaSinjali/