Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar një paciente e cila ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Ndërsa, deri tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te vdekja e viktimës.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë”.