Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën ‘Adem Jashari’ në komunën e Pejës, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Policia ka pranuar një thirrje për t’i dalë në ndihmë një gruaje e cila ishte pa ndjenja dhe dyshohej se kishte ndërruar jetë.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë kërkuar ndihmën e ekipit mjekësor.
Një ekip i Emergjencës i është përgjigjur thirrjes dhe posa arritën në lokacion, kryen ekzaminimet vitale dhe nga mjeku kujdestar u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.