Klubi futbollistik Vllaznia nga Pozhorani ka konfirmuar se një futbollist i tyre ka pasur një arrest kardiak, përcjell Sinjali Sport.
Siç raportohet nga faqja zyrtare e klubit të Vitisë, sulmuesi i krahut të klubit të tyre, Alban Rexhepi kishte një shqetësim me shëndet gjatë zhvillimit të lojës në pjesën e dytë dhe pas vizitës në QKUK, është konstatuar që ai kishte një arrest kardiak.
Mjekët në Qendrën Klinike Universitare intervenuan dhe tani i kanë vendosur një stendë.
Megjithatë, gjendja e tij tashmë është stabile dhe lojtari ka filluar të marrë veten, teksa kanë falenderuar mjekët për intervenimin e shpejtë dhe të suksesshëm.
Më poshtë e gjeni postimin e plotë nga klubi i Vitisë.