image E dhimbshme: Bashkë me kameramanin, vritet edhe gazetarja 24-vjeçare ukrainase

Botë

E dhimbshme: Bashkë me kameramanin, vritet edhe gazetarja 24-vjeçare ukrainase

news image

Oleksanda Kuvshinova, gazetarja ukrainase 24-vjeçare, raportohet se është vrarë gjatë ditës së djeshme pas sulmeve ruse, ku mbeti i vrarë edhe një kameraman i Fox News.

Ajo ishte bashkëpunëtore e Fox News, teksa nga producenti i mediumit është përshkruar si vajzë e hareshme dhe e sjellshme, raporton SkyNews – transmeton Gazeta Sinjali.

Sot u raportua edhe për vrasjen e kameramanit të Fox News, Pierre Zakrzewski, i cili u vra gjatë udhëtimit drejt Horenkas, afër Kievit.

Ndryshe, ditë më parë është vrarë edhe një gazetar amerikan, Brent Renaud ndërsa ishte plagosur kolegu i tij, Juan Arredondo. 

/GazetaSinjali/