image E rëndë: 33-vjeçari që u raportua i zhdukur në Prizren gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

Siguri

E rëndë: 33-vjeçari që u raportua i zhdukur në Prizren gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

news image

Foto ilustruese


Para dhjetë ditësh kishte dalë nga shtëpia dhe familjarët e të afërmit nuk dinin gjë për fatin e tij, deri më sot. 33-vjeçari nga Prizreni që u raportua i zhdukur, u gjet pa shenja jete sot rreth orës 15:00 në një zonë malore, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 33-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/