E dashura e futbollistit të kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati i ka dalë në mbrojtje tenistit serb, Novak Gjokoviq, shkruan Sinjali Sporti.
Djakovic nuk dha asnjë dëshmi se ishte i vaksinuar ose ishte i përjashtuar nga marrja e vaksinës gjatë kontrollit në Aeroportin e Melbourne.
“Kanë ardhur kohëra kur njerëzit e shëndetshëm po i bëjnë të sëmurë. Sot është turp të jesh i shëndetshëm”, shkroi Andela në Instagram.
Dje Australia ia ka anuluar vizën tenistit Novak Gjokoviq, dhe synon ta dëbojë atë gjatë ditës së sotme, ndërsa avokatët e tij pritet të apelojnë rreth këtij vendimi.
Si rezultat i apelimit të avokatëve të tij që pritet të ndodhë së shpejti, ekziston edhe një mundësi e fundit që tenisti të bëhet pjesë e garës.