image E çuditshme - Tayna dhe Rina postojnë foton e njëjtë në Instagram

Showbiz/ E çuditshme – Tayna dhe Rina postojnë foton e njëjtë në Instagram

news image

Dy reperet e njohura të skenës muzikore, Tayna dhe Rina duket se po japin shenja pajtimi dhe po e lënë të kaluarën pas.

Kështu e lënë të kuptohet vetë vajzat me anë të një lëvizjeje që kanë bërë në rrejtin social, Instagram.

Është Rina ajo e cila ka ripostuar një fotografi të Taynas, ku shkruhet se ajo po e lë të kaluarën dhe gjërat negative pas, për t’u fokusuar tek vetja.

Rina madje pak muaj më parë deklaroi se nuk e quan aspak armike Taynën dhe se diss-et në tekstet e këngëve nuk i ka pasur për të, duke dashur ta përfundojë gjithë ‘dramën’ mes tyre./Gazeta Sinjali/