image Dafina Zeqiri organizon 'party' për ditëlindjen e saj, i pranishëm edhe Dj Geek - VIDEO

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri organizon ‘party’ për ditëlindjen e saj, i pranishëm edhe Dj Geek – VIDEO

news image

Artistja shqiptare, Dafina Zeqiri sot po feston ditëlindjen e saj të 34-të.

E me rastin e ditëlindjes së saj, ajo ka organizuar një festë, duke ftuar shuma emra të njohur të estradës.

Personazhe të Big Brother Vip Kosova e artistë të tjerë të shquar janë parë pjesëmarrës nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, raporton Gazeta Sinjali.

Njëra ndër to ishte edhe ish-konkurrentja e BBVK, Gresa Hoti, e cila ka postuar në një ‘Instastory’, Dafina Zeqirin, teksa ajo shfaqet duke kërcyer dhe dhuruar skena të ‘nxehta’, duke shtuar në përshkrim shenjën e kurorës së mbretëreshës, duke i dhënë një vlerësim figurës së këngëtares.

E në këtë festë është parë edhe i dashuri i saj, Dj Geek, për të cilin u raportua se tashmë dyshja i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

geeki
geeki1

Ende nuk dihet nëse dyshja janë pajtuar apo kanë zgjedhur të mbesin vetëm shokë.

/GazetaSinjali/