image E braktisi burrin për të dashurin e saj, gruaja që u raportua e zhdukur gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

Siguri

E braktisi burrin për të dashurin e saj, gruaja që u raportua e zhdukur gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

news image

Mbrëmjen e së martës një grua në Prishtinë ishte larguar në drejtim të panjohur nga shtëpia ku bashkëjetonte me burrin e saj. E gjithë kjo dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje mes çiftit, raporton Gazeta Sinjali.

Burri i saj me të parë se e shoqja nuk po kthehej në shtëpi ka nisur kërkimet te familjarët e saj dhe në vendet ku mendonte se mund të ketë shkuar.

Sinjali mëson se pas dështimit për ta gjetur, ai ka denoncuar rastin në Polici ku ka dhënë të gjitha detajet lidhur me bashkëshorten e tij.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur që të lokalizojë vendndodhjen e 20-vjeçares, e cila ishte larguar nga bashkëshorti i saj për të jetuar me ish të dashurin.

Burimet bëjnë me dije se ajo është gjetur shëndosh e mirë dhe ka njoftuar Policinë se pasi ish i dashuri e ka kuptuar se ajo është e martuar, ka refuzuar që të bashkëjetojnë.

Prokurori ka rekomanduar që 20-vjeçarja të dërgohet në strehimore.

/GazetaSinjali/