image E bën për spital një person në Pejë dhe arratiset

Siguri

E bën për spital një person në Pejë dhe arratiset

news image

Një person është sulmuar fizikisht dje nga një i dyshuar në rrugën “Elion Engel” në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se i dyshuari i ka shkaktuar viktimës lëndime trupore dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas të njëjtave burime, viktima është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës, kurse hetime për rastin kanë filluar.

/GazetaSinjali/