image E bëjnë për spital një person në Drenas, arrestohen dy të dyshuar

Siguri

E bëjnë për spital një person në Drenas, arrestohen dy të dyshuar

news image

Dy persona janë arrestuar dje në Drenas pasi që dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person të mërkurën, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.

I njëjti është sulmuar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dyshuarit.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se viktima është duke u trajtuar në QKUK kurse dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/